E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, në kërkim autori

Qëllohet me armë zjarri një shtetas në Elbasan. Ngjarja është regjistruar pasditen e së enjtes pranë kryqëzimit të Cërrikut, ku një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Ndërkaq nga ana e bluve kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›