Berisha merr PD, Alibeaj largohet nga grupi parlamentar

Deputeti demokrat Enkeljed Aliebaj është larguar me dëshirën e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka lexuar shkresën që ai kishte dorëzuar në Kuvend për vendimin e tij për ë mos qenë më pjesë e grupit të PD-së.
Vendimi i Alibeajt erdhi pasi vulën dhe logon e PD-së e mori Sali Berisha, ku Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit, që njohu ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Pas këtij vendimi, Alibeaj u shpreh se ky shënjonte status quo-n e partisë, ndërsa theksonte se nuk besonte te premtimi i Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe.
/rtsh.al/