E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha merr çmim nga tiranasit, revoltohen Topi dhe Rama

berisha tek mjekesiaNë 85 vjetorin e Mjekësisë Publike, kryeministri Sali Berisha u nderua me titullin Fisnikëria Tiranase me motivacionin për kontributin e veçantë në modernizimin e mjekësisë shqiptare. Ky titull iu dha kryeministrit nga Shoqata Tirana. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha vlerësoi institucionin i cili sipas tij ka nj rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe kombin shqiptar. Nderohet sot (dje) një nga institucionet ndofta më themelore, ndofta me histori më të pasur, shënohet sot 85-vjetori i Spitalit Publik, sot Nënë Tereza në Tiranë. Ky është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe kombin, që ka përmbushur në çdo kohë me përgjegjësi të madhe dhe humanizëm të jashtëzakonshëm, dashuri e respekt një mision nga më të vështirët, tha kryeministri Berisha. Pas marrjes së titulli, kreu i qeverisë e cilësoi atë si një nderim jo vetëm për atë por edhe për mësuesit e tij. Nderim ndaj mësuesve të mijë, fat që pata mësues si ata. Nderimi im i pakufishëm për qytetarët e Tiranës. Do punoj me përkushtim dhe forcë për Tiranën që ju ëndërroni, u shpreh kryeministrit Berisha.
Reagon Rama
Por menjëherë pas këtij titulli të marrë nga kryeministri reagoi kreu i PS-së, Edi Rama. Gjatë mitingut në Roskovec, Rama tha se kryeministri është një personazh i cili nuk e nderon vendin. Ai është i bindur se çdo gjë po shkon shumë mirë, që spitalet dhe shërbimi shëndetësor i Shqipërisë nuk ka në botë, por Shqipëria është e bindur që më 23 qershor duhet ta ndëshkojmë me një votë masive, jo vetëm si të paaftë, por si një personazh që na turpëron dhe nuk na bën nder. Do ti japim fund talljes që vazhdon prej vitesh, reagoi Rama.
Topi
Ndërkohë edhe kryetari i FRD, Bamir Topi, komentoi edhe titullin e marrë nga kryeministri Sali Berisha si Fisnikëria Tiranase. Fisnikëria Tiranase nuk mund të jetë ai që gjakosi bulevardin e Tiranës, sulmoi ashpër Topi Berishën. E duke mos u ndalur me kaq, ai tha turp për ata që ia kanë dhënë këtë titull. Edhe në fushën e mjekësisë ka shumë figura që duhet të nderohen të respektohen sepse një mjek përpara se të jetë profesionist duhet të jetë njeri human, është bazë e profesionizmit, humanizmi. Por çfarë mund të themi për tiparet humane të këtij njeriu që vetëm 2 vite më parë gjakosi Tiranën. Kur nën hundën e tij në mes të kryeqytetit lejoi vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe sot na meritoka titullin fisnikëria tironse, deklaroi me tone të forta ish-presidenti. Tirana është e jona, asaj i kane mohuar identitetin historik, por jo personalitetin për ti thënë kryeministrit ik se nuk na ke përfaqësuar asnjëherë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›