E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani nderon me titullin Naim Frashëri Riccardo Coccianten

Cocciante: Është e rëndësishme për një artist që të mos harrojë identitetin e tij

pres-nishani-dekorim-cocciantePresidenti, Bujar Nishani priti në një takim kantautorin e njohur italian Riccardo Cocciante dhe fituesen e talent-shou-t The Voice of Italy, Elhaida Dani. Në fjalën e tij, Presidenti i shprehur mirënjohjen kantautorit Cocciante për mbështetjen e që i dha këngëtares së re shqiptare, Elhaida Dani. Në vijim, Presidenti Nishani u shpreh se inkurajimi për Elhaidën është tregues i mbështetjes ndaj kulturës dhe artit shqiptar në botë.
Falenderimi
Është vështirësish e besueshme, por është fakt, se në një kohë tjetër tashmë të perënduar jo fort të largët, që nuk zgjati pak por dhjetëra vite, ishin këngëtarët italianë që me muzikën e tyre, meloditë dhe tekstet e atyre këngëve, u bënë shqiptarëve një shërbim tepër të madh; I bënë të ëndërronin! Ata këngëtarë italianë, njëri prej të cilëve jeni sigurisht ju zoti Cocciante, kanë luajtur një rol absolutisht të rëndësishëm për ruajtjen e drejtpeshimit shpirtëror të shqiptarëve, tha Presidenti Bujar Nishani në fjalën e tij.
Riccardo Cocciante
Nga ana e tij, Riccardo Cocciante falënderoi Presidentin për mikpritjen ndërsa u shpreh se kultura dhe arti e kanë mundësinë të kapërcejnë kufijtë që qëndrojnë mes popujve. Kantautori italian theksoi se është shumë e rëndësishme për një artist që të mos harrojë identitetin e tij, të njohë folklorin e popullit të vet dhe ta shprehë atë përmes artit, një porosi të cilën tha se ai ia ka përcjellë personalisht edhe Elhaidës. Vetë Elhaida Dani gjatë bisedës u shpreh se ndihet krenare që ka përfaqësuar popullin e saj duke shprehur gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që i dha kantautori italian, Riccardo Cocciante. Në përfundim Presidenti Nishani duke vlerësuar lart kontributin e kantautorit Riccardo Cocciante e nderoi atë me Titullin Naim Frashëri me motivacionin: Si një artist mbarëbotëror, mik i shquar i Shqipërisë, i cili ka kontribuar në promovimin dhe lartësimin e talenteve dhe vlerave të tyre shpirtërore.

Berisha- Elhaida Danit: Ju meritoni një karrierë brilante

10801_185816018245980_936555588_nKryeministri Berisha priti në një takim këngëtaren shqiptare fituese e The Voice of Italy, Elhaida Dani dhe kantautorin e mirënjohur italian Riccardo Cocciante. Gjatë këtij takimi kryeministri Berisha falënderoi kantautorin italian Riccardo Cocciante për mbështetjen e madhe profesionale që i dha Elhaidës në konkursin e talenteve më të mira, në spektaklin The Voice of Italy, çka bëri që ajo të zinte vendin e parë. Unë ju falënderoj shumë për ndihmën tuaj në këtë sukses të Elhaidës, ndihmë pa të cilën nuk do të ishte i mundur ky sukses i madh, tha kryeministri Berisha. Nga ana e tij, Riccardo Cocciante, tha se ky ishte një sukses vërtetë i madh i Elhaidës dhe se me punë ajo do të vazhdojë të ecë gradualisht drejt një karriere të suksesshme. Duke i përsëritur urimet e tij Elhaidës për suksesin e arritur, kryeministri Berisha tha se atë mbrëmje shqiptarët kudo kanë qenë të elektrizuar nga fitorja e saj. Shqiptarët, e kanë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm suksesin tënd, sepse të fitosh në atdheun e këngës dhe muzikës, siç është Italia, është diçka e madhe dhe kjo e bën fitoren shumë më të madhe. Të uroj një karrierë që ti Elhaida e meriton, një karrierë plotësisht brilante, u shpreh kryeministri Sali Berisha. Nga ana e saj, Elhaida i shprehu Kryeministrit Berisha falënderime dhe mirënjohje për këtë pritje, por shprehu emocionet e saj edhe për të gjitha nderimet që po i bëhen në Tiranë. Unë ju falënderoj shumë për pritjen tuaj dhe gjithçka që ju po bëni për mua edhe për mjeshtrin që më ka ndihmuar, Riccardo Cocciante. Nuk kam fjalë tju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia, tha Elhaida Dani. Në përfundim të takimit, kryeministri i dhuroi këngëtares Elhaida Dani simbolin e çelësit Sol të punuar në filigram dhe monedhën e argjendtë të 100 – vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila në njërën anë ka shqiponjën dhe në tjetrën ka deklaratën e pavarësisë edhe firmëtarët e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›