Berisha merr pjesë në Kongresin e PPE-ve

Kryeministri Berisha është nisur sot për një vizitë dy ditore në Bon, në Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin Statusor të Partive Popullore Evropiane, i cili zhvillohet në datat 9-10 dhjetor
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Berisha do të jetë pjesëmarrës në seksionet dhe punimet e Kongresit të Partive Popullore Evropiane, gjatë së cilit ai do të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse.
Gjithashtu, kryeministri do të zhvillojë disa takime bilaterale dhe do të shkëmbejë ide dhe mendime me liderët më të mëdhenj evropianë, pjesëmarrës në këtë Kongres, mbi sfidat me të cilat përballet Evropa sot, në ekonomi dhe pas krizës financiare, si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.
Pritet që në aktivitet të jenë pjesëmarrës mbi 1500 delegatë.