E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mesazh Dumanit në SPAK: Armikut të egër të pluralizmit politik, drejtësia vonon, por nuk harron!

Nga SPAK, aty ku duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk harroi të lexonte mesazhin që la për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.

“Të dashur qytetarë të pranishëm këtu dhe kudo ku ndiqni prononcimin tim. Shënimi që lashë është a ii zakonshmi, Altin Gjoka Troplini Hajri Dumanoi, se ky është me shumë mbiemra, armikut të egër të pluralizmit politik, drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”.

Të bashkëpandehur në proces janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›