E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mesazh Xhibril-it pas vdekjes se Gedafit

Tirane 25 tetor 2011 NOA - Kryeministri Berisha i dergoi nje mesazh urimi Mahmoud Xhibril Kryetar i Keshillit Transitor Kombetar te Libise.
Shqiptaret urojne qe vrasja e tiranit Gaddaf te jete nje ngushellim per familjaret e mijera e mijera burrave dhe grave femijeve e te moshuarve libiane qe rane ne pranveren arabe nga barbarite e tij dhe u bashkohen lutjeve tuaja qe shpirtrat e viktimave te pafajshme te prehen ne paqe thekson kryeministri ne mesazhin e tij.
Ai vlereson se tashme eshte koha e nje epoke te re te suksesshme ne realizimin e aspirates madhore te qytetareve libiane per liri rindertim dhe zhvillim te metejshem te vendit pas daljes nga skena njehere e pergjithmone te ish - diktatorit Muammar Gaddaf.
Shqiptaret festojne sot se bashku me ju kete dite te shenuar qe i jep fund roberise 42-vjecare te kombit tuaj.
Deshiroj me kete rast tju siguroj se qeveria shqiptare mbetet e vendosur te mbeshtese edhe ne te ardhmen aspiratat e larta te popullit libian per demokraci e zhvillim dhe per ndertimin e nje bashkepunimi te gjere ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle ndermjet te dyja vendeve ne dobi te interesit me te mire te te dy popujve tane perfundon mesazhi i urimit te kryeministrit Berisha shkruan kryeministri ne mesazhin drejtuar Xhibril-it.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›