E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mobilizon militantët e PD: Duhet të jemi gati kundër kësaj mazhorance, që paraqet rrezik kombëtar

berishaKryeministri në largim, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën e re, se është duke sulmuar opozitën. Ai ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të jenë gati kundër kësaj mazhorance, që sipas tij, është një rrezik i madh kombëtar.

Te dashur miq, prej mese dy javesh Piktori dhe neobllokmenet e tij, mediat qe ata kontrollojne, jane versulur me urrejtje dhe terbim njelloj si eterit e tyre kunder forces politike kundershtare. Si pretekst per keto sulme primitive ka sherbyer vendimi i qeverise per ti dhene ne perdorim si seli PD-se nje godine te ushtrise, e cila ne 12 vitet e fundit kishte humbur funksionet e veta dhe perdoret me shume se per çdo gje tjeter per dasma, zijafete dhe ceremoni mortore.

Piktori, neobllokmenet e tjere dhe mediat e tyre me zhurmen dhe urrejtjen qe shperndajne kunder partise kundershtare, deshmojne mentalitetin e eterve te tyre mizore dhe perpiqen te mbulojne vjedhjen e votave te shqiptareve me premtime anti-globaliste, dhune dhe para te pista. Qytetare, duhet te jemi gati se keta qe e nisin me urrejtje jane rrezik i madh kombetar, shkruan Berisha në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›