E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha mungon në “Foltore”, e mbyll Noka: Protestat tona kanë vrarë frikën, kanë zgjuar shqiptarët

Pak ditë para protestës kombëtare (17 Prill), Partia Demokratike zhvilloi këtë të hënë Foltoren e rradhës para Kryeministrisë.

Në mungesë të kreut të PD-së, fjalën mbyllëse e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Flamur Noka.

Sipas Nokës, beteja nuk bëhet për një forcë politike por për Shqipërinë ndërsa shtoi se, protestat e opozitës kanë vrarë frikën te shqiptarët.

“Protesta ka dhënë efektet e veta. Protesta jonë ka një sukses, ajo ka vrarë frikën te shqiptarët dhe ka zgjuar shoqërinë tonë. Sot shqiptarët flasin dhe artikulojnë pakënaqësitë e regjimit. Qytetarët sot janë të revoltuar. Fermerët e treguan në Lushnje, kudo janë në revoltë sepse ky regjim i ka falimentuar dhe kjo nisi që me Ballkanin e Hapur. E keni parë, i kanë braktisur takimet m kryeministrit. Shumica bën revolt në mënyrë të heshtur. Bën takime me drejtorë dhe administratë, shoqëria dhe shqiptarët e braktisën sepse Rama nuk pranon zë kritik. I keni parë, firmosin fap fap fap vetëm për të vjedhur…”, tha Noka.

Gjithashtu Noka shtoi se negociatat rrezikojnë të bllokohen për shkak të keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Në fushatë i premtoi shqiptarëve Europën dhe kur Europa i bëri bllokadë ai nuk do t’ja dijë. Kemi kërkuar Komisione hetimore, interpelancë me kryeministrin asnjëherë nuk vjen. Kërkojmë fjalën dhe na ndërpritet. Parlamenti qelbet drogë dhe korrupsion. Hajdut si ky nuk ka të dytë”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›