E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ndryshon kurs

Kryeministri Sali Berisha ka ndërruar kursin e demokratëve për çështjen e kohës kur do të diskutohen dhe votohen në Parlament propozimet për ndryshimin e Kushtetutes per imunitetet dhe paketa e Partise Socialiste për ndryshimet të tjera kushtetuese.

Duke theksuar se qendrimi i mazhorances eshte i pandryshueshem kunder paketes se socialisteve, Kryeministri mirepriti qendrimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, i cili ka siguruar se vota e opozites per imunitetet do te jete pro, menjehere sapo Parlamenti te te perfundoje edhe diskutimin e paketes se opozites. Pak dite me pare demokratet ne Keshillin e Legjislacionit kerkuan deri ne tre jave kohe për  te shyrtuar nismën, por Kryeministri Berisha serish, ne nje levizje suprize dhe te moderuar, Debati mbi imunitetinImuniteti, Topalli takon Chountis Panariti: Imuniteti s'pengon statusin Imuniteti, Meta: Zgjidhje në parlament kerkoi publikisht afrimin e datave, ne menyre qe gjithçka te perfundoje brenda shtatorit dhe vendit t'i jepet shansi per marrjen e statusit ne tetor.

“Meqë shtatori është një afat kritik për vlerësimin e  arritjeve të Shqipërisë, unë me njerëzi do t’ju lutesha që të bëjmë gjithçka për të afruar në përputhje me rregullat afrimin e datës së votimit në Parlament për imunitetet dhe të propozimeve të PS-së, për të cilat ne kemi shprehur qëndrimin tonë. Në rast se do të mundej që kjo procedurë të kompletohej brenda afatit kohor për të cilin po bëjmë fjalë, ky do te ishte lajmi me i mire qe ne mund t’u dërgonim partnerëve tanë në Europë dhe në Botë. Le ta afrojme ne. Nuk mund te them se çfarë do të bëjnë ata saktësisht, por të paktën për datat të mos mbetet pa u votuar në muajin shtator”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha la te hapur serish mundesine e referendumit, nese, ne finale Parlamenti do te deshtoje te miratoje projektligjin per kufizimin e imuniteteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›