E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së në Brazil

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së në San Paolo, Brazil.

Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri.

“Lufta jonë është e vështirë, por qëndrimi juaj ishte shumë i çmuar dhe i dobishëm për ne”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij në takimin e CDI-së, kryetari i PD akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe e lidhi me zhvillimet politike në Spanjë. Rama ishte i pari që i kërkoi kryeministrit Pedro Sanchez të mos jepte dorëheqjen. Sipas Berishës, kjo tregon një “aleancë korrupsioni” që dëmton demokracinë në vendet respektive.

Berisha ka bërë me dije se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›