E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha në Athinë falënderoi Belerin dhe Dulen, reagon Rama

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një tjetër video ku satirizon Sali Berishën si “Bufin e Kënetës”.

Videomontazhi i portretit të Berishës në figurën e bufit shoqërohet me një audio nga mitingu i Berishës në Athinë, ku ky i fundit thotë: “Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi të dielën një takim me shqiptarët në Athinë, ku ishte i pranishëm dhe eurodeputeti i Nea Demokracia, Fredi Beleri.

Beleri u arrestua dhe u dënua për blerje votash në zgjedhjet lokale 2023, ku ishte kandidat i opozitës në garën e bashkisë së Himarës.

Gjithashtu në këtë takim ishte dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›