Berisha ne Ballsh Vitet qe vijne do te 6-fishohen investimet
Në katër vite, në këtë rreth janë ndërtuar 90 kilometra rrugë; janë ndërtuar e rindërtuar 10 shkolla; 10 ujësjellës e kanalizime; 8 qendra shëndetësore dhe janë subvencionuar 400 hektarë ullishte e vreshta.
Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha në Ballsh, gjatë prezantimit të kandidatit të radhës së koalicionit “Aleanca për qytetarin” për zgjedhjet vendore të 8 majit.
“Ne ju garantojmë se vitet që vijnë do të gjashtëfishohen investimet në këtë rreth dhe jam i sigurt se në sektorin e naftës, rafinimit, përpunimit, nxjerrjes së saj do të shumëfishohen investimet, si për fuqizimin e prodhimit dhe për mbrojtjen maksimale të mjedisit”, tha ai.
Sipas tij, të fitosh zgjedhjet është një sukses, por ta shndërrosh suksesin tënd në një të mirë për të gjithë komunitetin, kjo është detyra më e vështirë dhe ky është misioni i vërtetë.
Ai i ka ftuar më pas fermerët e Mallakastrës, këto katër vite, të mbjellin 4 mijë hektarë ullishte.
“Kodrat e Mallakastrës, luginat e saj janë terreni më i shkëlqyer për ullirin dhe drurë të tjerë frutorë, ndaj të punojmë bashkërisht për ta shndërruar Mallakastrën në një nga kopshtet më të mëdha të Shqipërisë”, ishte ftesa publike që bëri Berisha.
Duke përfunduar se gjatë viteve të fundit, falë mundit, djersës, sakrificave, mendjes, punës suaj dhe reformave të qeverisë që ju mbështetni, ekonomia shqiptare për të tretin vit qëndron në krye të rritjes ekonomike në Europë.
“Vitin që kaloi, eksportet e këtij vendi u rritën me 62 përqind. Ky entuziazëm, kjo rritje e ekonomisë shqiptare bëri të mundur që, në kohën më të vështirë për ekonominë e Europës, ne të dyfishojmë pensionet e ulëta për të gjithë shqiptarët, bëri të mundur që ne të mbidyfishojmë rrogat e mësuesve, infermierëve, mjekëve dhe të administratës, bëri të mundur që, në një hark kohor të shkurtër, ne të ndërtojmë në mbarë vendin mbi 8 mijë kilometra korridore, autostrada, superstrada, rrugë rurale e dytësore, në të katër anët e vendit, bëri të mundur që së bashku të ndërtojmë qindra kilometra ujësjellës- kanalizime.
Sot, kanë ujë 95 përqind e shqiptarëve.
Ju garantoj se në katër vitet që vijnë do të kenë ujë 24 orë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Berisha.