E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne qeveri Nishani serish ne krye te Ministrise se Brendshme

Bujar Nishani pritet te rikthehet ne krye te Ministrise se Brendshme. Lajmin e bejne te ditur burime prane qeverise te cilat thone se kryeministri Berisha do tia dergoje per dekretim presidentit Topi emrin e Nishanit si minister i Brendshem.

Pritet qe ministri aktual i Drejtesise te jete ai qe do te drejtoje Ministrine e Brendshme pas doreheqjes se Lulzim Bashes i cili kandidon per Bashkine e Tiranes.

Nishani do te jete per here te dyte ne kete post te cilin ai e ka mbajtur per dy vjet 2007-2009. Nderkohe akoma nuk ka emra per postet e ministrit te Kultures dhe Drejtesise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›