E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Belsh Do perurojme rrugen Tirane-Elbasan po ndertohet unaza e Dumrese

Pak ditë para inaugurimit të rrugës Tiranë-Elbasan, kryeministri Berisha u tha banorëve të Belshit se po ndërtohen edhe 95 km rrugë të Unazës së Dumresë. Berisha dhe kandidatë për deputetë sulmuan modelin e Taksave të ish-kryebashkiakut Edi Rama si pengesë e sipërmarrjes se lirë dhe punësimit.

Edi Rama e ka kthyer në ironi dedikimin e pjesës kryesore të buxhetit te shtetit për ndërtimin e rrugëve në 8 vitete e qeverisjes së kryeministrit Berisha. Pas ditë nga inaugurimi i rrugës Tiranë –Elbasan nga Belshi demokratët thanë se kanë akoma rrugë për të ndërtuar.

Modeli i taksave është ai që po përplas dy aleancat politike në garë. 11 vite të Edi Ramës në Bashki u shfrytëzuan prej tyre për të sulmuar modelin e kryesocialsitit si model të rritjes së taksave, rrënimit të biznesve dhe të vendeve të punës

Kryeministri Berisha dhe kandidatët për deputetë ftuan banorët e Beleshit të votojnë për Shqipërinë e zhvilluar dhe europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›