E Diel, 1 Nëntor 2026

12 piktore turq sjellin ne Tirane 47 tablo

Koleksioni prej 47 pikturash të 12 artistëve turq u prezantua në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tirane. Ekspozita “Kohë dhe Vende” sjell jetën e Stambollit në tablo.

Stambolli si kurrë më parë në kohë dhe vende vjen në penelat e piktorit më në zë të Turqisë.
Koleksioni i bankës qendrore të Stambollit bëhet publik për herë të parë në Shqipëri.
12 artistët përmes 47 tablove reflektojne në pikture fragmente jetësore të ndryshme në çdo lagje. Peisazhet mahnitëse, pika turistike dhe piktoreske të metropolit mistik nuk i kanë shpëtuar syrit të vëmendshëm të artistëve.

Kuratorja turke ardhur në Tiranë në kuadër të çeljes së ekspozitës na njeh me vlerat që mbart piktura e shekullit 20 si dhe rëndësinë e këtij koleksioni.

“Vendet dhe kohët kanë zënë një vend të rëndësishëm për piktorët turq. Në këtë ekspozitë ne kemi zgjedjur ajkën e artit pamor, 47 pikturat me sinifikative. Me anë të kësaj pikture dëshironim të prezantonim vlerat e artit realist, impresionist duke ardhur deri në ditet tona, të artit modern, i cili ka shumë shpresë, pasi artistët lëvrojne teknika të vecanta.
Stambolli është një tregues i cili reflekton në pikturë fragmente jetësore të ndryshme në cdo lagje. Marrëdheniet kohë – hapësirë që përjeton në të dy brigjet e Bosforit janë të ndryshme nga ato që përjetohet në rrugicat e qytetit”.

Ky koleksion i pasur përbëhet prej 806 piktura të cilat kënë udhëtuar në vende të ndryshme europiane për të bërë të ditur gjuhën piktorike të këtij vendi .

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›