E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Berat, përuron punimet për ujësjellësin

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë sot në qytetin e Beratit duke realizuar në këtë mënyrë vizitën e dytë brenda pak kohësh në këtë qytet. Berisha në turin e tij të përurimeve ka prerë shiritin e punimeve për rikonstruktionin e rrjetit të ujësjellësit Berat- Kuçovë. I shoqëruar nga Ministrat Pollo e Olldashi shefi i qeverisë mbëriti në lagjen uzonë të këtij qyteti ku preu shiritin e fillimit të punimeve për ujësjellësin e qytetit të Kuçovës cili që do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm për 120 mijë banorët e qytetit. Investimi prej 4.6 milion euro nga Banka Gjermane K.F.V. do të mundësojë shtrirjen e rrjetit prej 12.5 km nga Berati drejt Kuçovës.
" Jam sot me ju për të ndarë gëzimin e fillimit të punimeve të projketit më jetik për qytetarët e Kuçovës. Investimi i bankës gjermane K.F.V, qeverisë Gjermane, taksa paguese gjermanë dhe qeverisë shqiptare do të mundësojë lidhjen e ujësjellësit të Beratit me Kuçovës, do të furnizojë me ujë të pijshëm të një cilësie të lartë banorët e Beratit. Unë dua të falenderojë qeverinë gjermane për ndihmën e rreth 1 miliard euro që ka dhënë për vendin tonë në gjithë këto vite" theksoi në fjalën e tij kryeministri Berisha. Më pas ai theksoi se qeveria gjermane ka investuar nga Alpet deri në jugun e vendit duke plotësuar projektet më jetike si investimet në ujë, energji elektirke, infraktukturë. "Unë gjen rastin që të falenderoj kancelaren gjermane Angela Merkel pas që takimit tonë në Berlin mbajti premtimim për dyfishimin e mbështetjes financiare që do ti jepte shqipërisë. Ky premtim i domosdoshëm do ti bëjë qytet tona që të marin fytyrën e qyteteve dhe komunave europiane, u shpreh Berisha. Shefi i qeverisë gjithashtu theksoi se në këto pesë vite qeveria ka 10 fishuar investimet në qytetin e Beratit dhe janë bërë investime në 38 rrugë, 11 ujësjellësa, 18 qendra shëndetsore. "Tashmë boshti i jugut është projekti më madhor, projekt i cili ka përfunduar dhe financimet për këtë projekt janë të garantuara. Unë ju premtoj ju se qeveria do të mbështes me investime këtë qytet, i cili prezanton vendin kudo në botë" theksoi më tej kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›