Përmbyllet misioni i radhës i ekspertëve Komisionit Europian në Tiranë

Tiranë, 16 Korrik, NOA Përmbyllet misioni i radhës i ekspertëve të dërguar nga Komisioni Europian në Tiranë, për verifikimin në terren të kushteve të Shqipërisë për plotësimin e kushteve të mbetura lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Ky mision mbërriti menjëherë pasi Parlamenti Evropian miratoi një projekt-rezolutë mbi heqjen e vizave për Shqipërinë, ndërsa edhe Komisioni Europian propozoi në muajin maj heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Gjithsesi, ai e kushtëzoi vendimin përfundimtar me përmbushjen e tre kritereve që lidhen me ri-integrimin e të riatdhesuarve, çështjet e zbatimit të ligjit dhe efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkaq, çështja e liberalizmit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën është përfshirë në kalendarin e mbledhjes së muajit nëntor të Këshillit të Ministrave të Brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian.
E pikërisht në këtë muaj, pritet që ti hapet rruga liberalizimit të vizave për këto dy vende.
Por prej tyre kërkohet në radhë të parë realizimi i një politike dhe strategjie të duhur për të mbështetur ri-integrimin e emigrantëve të kthyer.
Nga ana e tyre, zyrtarët e Tiranës, janë shprehur optimistë se i kanë përmbushur kushtet e vëna nga Komisioni Evropian dhe se do të aplikojnë rregulla të forta për shqiptarët që nuk kthehen nga BE-ja pas heqjes së vizave.
Kjo pasi liberalizimi i vizave është i vlefshëm vetëm për periudha afatshkurtra udhëtimi në Bashkimin Evropian deri në 90 ditë, për një periudhë gjashtë mujore.
Ndërsa për qëndrime më të gjata, ende duhet një vizë afatgjatë dhe kjo vizë duhet marrë nga konsullata e vendit anëtar të Bashkimit Evropian ku është destinacioni.
Për më tepër, liberalizimi i vizave afatshkurtra nuk aplikohet nëse qëllimi i udhëtimit është punë ose punësim, pasi në të tilla raste, përsëri do të kërkohet vizë dhe leje punësimi.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")