E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Bruksel,takime me krerë të BE e KE


Kryeministri Berisha vijon vizitën në Bruksel, ku një ditë më parë dorëzoi përgjigjet e pyetësorit ndërsa pati një takim dhe konferencë për shtyp me komisionerin e zgjerimit në BE, Stefan Fule.
Në ditën e dytë të qendrimit, kreu i qeverisë do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, me Presidentin e Komisionit evropian, Jose Manuel Barroso si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›