Vendorë-polici,bashkë për të luftuar drogën

Policia e Tiranës dhe pushteti vendor duhet të bashkëpunojnë për të luftuar deri në zhdukje kultivimin e lëndëve narkotike. Ky ka qenë apeli i bërë nga kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, dhe prefekti i Tiranës, Keltis Kruja në një konferencë të përbashkët për luftën ndaj kanabisit.
Kreu i Policisë së Tiranës, theksoi se kultivimi i narkotikëve nuk është problem vetëm i policisë, por edhe i pushtetit vendor e qeverisjes vendore. "Ndaj duhet bashkëpunim me pushtetin vendor", shtoi ai.
Vocaj tha se Policia e Tiranës do ketë takime me gjithë njësitë e qarkut të Tiranës për të institucionalizuar bashkëpunimin, por edhe marrjen e përgjegjësive në këtë luftë. "Vetëm kështu mund të zhduket ky fenomen", tha ai.
Sipas Vocajt, vitin e kaluar në qarkun e Tiranës është regjistruar vetem 1% i asgjësimit të lëndëve narkotike në shkallë vendi.
"çka tregon se ka probleme të vogla në këtë drejtim, por ne duhet të punojmë në mënyrë që të çojmë në 0 këtë statistikë", nënvizoi ai.
Edhe Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja kërkoi thellim të bashkëpunimit të pushtetit vendor me Policinë për zhdukjen finale të narkotikvë në qarkun e Tiranës. Ai theksoi se kultivimi i lëndëve narkotike nuk dëmton vetëm imazhin e Tiranës, por të gjithë Shqipërisë. "Duhet bashkëpunim për evidentimin e rasteve për të punuar më pas për asgjësimin e lëndëve narkotike. Kjo luftë na përket të gjithëve", nënvizoi ai.