Berisha në Burrel: Ju i dhatë kombit, mbretin e parë. Votoni sot me vullnetin tuaj të lirë
BURREL-Kreu i qeverisë, Sali Berisha prezantoi paraditen e sotme kandidatët e së djathtës për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Berisha përshëndeti matjanët e mbledhur në shesh, duke kujtuar se nga kjo zonë doli i pari mbret i shqiptarëve.
“Ju përshëndes ju që i dhatë kombin mbretin e parë të shqiptarëve, ndërtuesin e shtetit të lirë shqiptar, burrin që konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe i dha asaj orientimin perëndimor. Mbretit Zog, birit tuaj të shquar dhe mbarë kombit mirënjohës për jetë të jetëve. Në 100 vjetorin e pavarësisë ai u rikthye në dheun e tij”- tha ai
Sipas Berishës, qeveria kreu reforma të mëdha gjatë 8 viteve duke i dhënë vendit anëtarësimin e NATO dhe rritur mundësitë për integrimin në BE.
Në qytetin e Burrelit, Berisha tha se, “rritja ekonomike nuk është dekret i qeverisë, atë nuk e realizon qeveria. Rritja ekonomike ka për arkitekt qytetarin shqiptar, i cili çdo ditë përpiqet dhe zhvillohet”.
Por, sipas Berishës, rritja ekonomike nuk ndodh pa reforma, pa rregulla të përcaktuara nga qeveria.” Ja sepse janë në ndërtim dhe po ndërtohen mbi 80 hidrocentrale, të cilat i japin energji rreth 30 megavat dhe do të punësojnë mbi 5000 qytetarë të këtij qarku”, tha kryeministri duke shtuar se, “rritja ekonomike nuk ndodh pa infrastrukturë moderne, ja pse ne kemi ndërtuar dhe po ndërtojmë kudo rrugë të reja sepse aty ku shkon rruga shkon shpresa, zhvillohet biznesi, zhvillohet zona”.
Këto vite krize të madhe për rajonin dhe Evropën, tha Berisha “puna dhe mundi juaj bëri që Shqipëria të jetë në më të paktat vende me rritje të qartë ekonomike. Në këto vite papunësia jo vetëm që nuk u rrit, por pësoi ndryshimin duke e bërë Shqipërinë vendin e vetëm me ulje ta papunësisë”.
“Kam kënaqësinë të vij tek ju në një kohë kur gjatë këtyre viteve nga çdo skaj të rrethit të Matit ne po ndërtojmë një rrjet modern. Zotimi im solemn është ndërtimi i rrugës së Arbrit, rruga e dytë e kombit. Ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë. Matematika e mashtrimit thotë se në Shqipëri janë ndërtuar 1500 km rrugë. Vetëm fondi shqiptar I zhvillimit ka ndërtuar 1520 km rrugë. Fondi i zhvillimit të rajoneve që ndërton rrugët e fshatrave ka pasur një buxhet 3 herë më të madh se fondi shqiptar i zhvillimit kurse ministria e transportit ka pasur një buxhet 10 herë më të madh se fondi shqiptar i zhvillimit. Rama pasi mësoi këto shifra i tronditur në autobusin e tij mavi deklaroi e shihni sa shumë para ka prishur qeveria për rrugët po ku janë ato. Zotëri, autobusi jot mavi me xhama të zi nuk të lejon të shohësh asgjë në Shqipëri” nënvizoi kryeministri.
Sipas tij, alternativa tjetër është alternativa e bllokimit të çdo gjëje. Duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve pa ndasi politike, Berisha pyeteni “pse Edi Rama votoi kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve, pse votoi kundër ndërtimit të rrugëve, pse Edi Rama votoi kundër fondeve për internetin në çdo shkollë, për rrugë që çojnë në zona turistike, kundër të gjitha ligjeve që duheshin për anëtarësim. Ai përpiqet të kthejë neobllokmenët në pushtet. Ata po luftojnë të kthejnë në piedestal etërit shpirtërorë”.
Në fund të fjalës së tij, po duke iu referuar opozitës Berisha u kërkoi matjanëve të pyesin edhe kandidatin e PS “sa e pagove biletën për të hipur në autobusin mavi”.
Në fund Berisha këshilloi matjanët, “votoni me vullnetin tuaj të lirë”
SHEHU: BESOJINI PD-së, ALTERNATIVËS SË VETME PËR PUNËSIM
Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun e Dibrës, ftoi të premten qytetarët shqiptarë që në 23 qershor t'i thonë jo Edi Ramës dhe alternativës që ai ofron dhe të votojnë pro krijimit të vendeve të punës, zhvillimit dhe Partisë Demokratike.
Në fjalën e mbajtur para qytetarëve matjanë, që kishin mbushur sheshin qendror të qytetit në mitingun e çeljes së fushatës elektorale të PD-së, Shehu renditi arsyet se përse shqiptarët në 23 qershor nuk duhet të votojnë për Edi Ramën. Modeli i Ramës dhe alternativa e tij është rritja e taksave dhe ulja e punësimi.
"Edi Rama mbajti peng integrimin, duke iu sjelle qytetarëve shqiptare humbjen e qinda milionë eurove investime", deklaroi ai. Qeveria shqiptare, tha ai, në këto vite ka ndërtuar një infrastrukturë moderne në të gjithë vendin.Këto investime, tha ai, bënë që të rritet punësimi si dhe prodhimi bujqësor me 30 %.
(d.b/BalkanWeb)