Berisha në Durrës: Do liberalizojmë vizat edhe me Shtetet e Bashkuara
Kryeministri Sali Berisha hapi fushatën zgjedhore edhe për qarkun e Durrësit.
Në fjalën e tij, kryeministri premtoi se do të hiqen vizat edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Asnjëherë nuk duhet të merremi shumë me histori e duhet të shohim vetëm para. Por prapë me histori duhet të merremi vetëm aq sa na duhet për të parë më mirë përpara.
Ju bëj thirrje që për një moment të mendoni: Si ka mundësi 22 vjet në radhë, të gjitha ngjarjet e mëdha të integrimit, anëtarësimi në KE, në NATO, marrëveshja e Stabilizim – Asociimit, liberalizimi i vizave, propozimi i statusit të vendit kandidat lidhen vetëm me emrin e PD-së?! Jo! Ne nuk kemi qenë 22 vjet në pushtet, por kemi qenë edhe në opozitë e kemi qenë në mbështetje të integrimit.
Për çdo qytetar, asgjë ska më jetike se integrimi ynë në Europë.
Asnjëherë nuk duhet të merremi shumë me histori e duhet të shohim vetëm para, por prapë me histori duhet të merremi vetëm aq sa na duhet për të parë më mirë përpara.
Çfarë po ndodh me partinë tjetër? Si ka mundësi që ajo ska asnjë firmë drejt integrimit të botës perëndimore?
Nuk ka sepse e vërteta e pamohueshme atëherë kur ata deklaronin për Këshillin e Europës se molla nuk ishte pjekur, në krye të partisë ishin bolshevikë të vërtetë.
Nuk kanë vendosur firmë jo se i penguam ne, por se në shpirtin e tyre ata ndjehen ndryshe.
Ne bëmë gjithçka për të firmosur marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit.
Çfarë bëri Edi Rama? Futi bilbilat e trumpetat në parlament vetëm për të penguar marrëveshjen.
Ne bëmë gjithçka për NATO, kur të nesërmen ata bënë protestë me portretet e Enver Hoxhës. Heqja e vizave ishte ëndrra më e bukur e mbarë shqiptarëve.
Ata bënë gjithçka që vetëm vizat të mos i marrim.
Tre ligje përsëri, në tetor të vitit të kaluar, KE votoi për të rekomanduar Shqipërinë për statusin e vendit kandidat. Kërkoi të votohen tre ligje. Z.Rama, në zbatim të testamentit të etërve të tij i mban peng 250 ditë dhe nuk i voton.
Ne hoqëm vizat për Europën, por me reforma të thella do heqim vizat edhe për SHBA-të! tha Berisha./ep