E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha në Durrës: Historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një takim me një banor të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Sipas Berishës banori është “i diskriminuar politik”.

“Është demokrat dhe i grabisin shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë”, tha Berisha.

Berisha shtoi më tej se “historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti”.

“Me 11 maj ju garantoj se kjo situatë merr fund menjëherë dhe shtëpia juaj dhe të gjitha shtëpitë që janë për meremetime do të meremetohen me përparësi absolute”, tha Berisha.

“Por, historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti. Se këta e kanë përdorur këtë histori për të vjedhur, për t’u pasuruar në mënyrë të tmerrshme”, tha Berisha.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›