E Martë, 3 Nëntor 2026

Hasani pret Zannier: Angazhim për organizimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e tij kreun e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ambasadorin Lamberto Zannier, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit që do të zhvillohen në Shqipëri.

Përgjatë këtij takimi, Hasani ka nënvizuar se, “Shqipëria vlerëson fort asistencën e OSBE/ODIHR gjatë proceseve zgjedhore dhe ne mbetemi të vendosur për të zbatuar rekomandimet, duke shfrytëzuar njëkohësisht ekspertizën dhe ndihmën e tij”.

Ndër të tjera, Hasani ka cilësuar edhe angazhimin e vendit tonë për të organizuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje të plotë me standardet e OSBE/ODIHR.

Shqipëria mbetet një mbështetëse e palëkundur e mandatit të ODIHR dhe rolit që ai luan në mbrojtjen e lirive themelore.

1 nga 5

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›