E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha në Elbasan: Energjinë do e paguani më lirë se në vitin 2013

TIRANˠ 11 janar/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët e PD në Elbasan me rastin e 34 vjetorit të themelimit të kësaj dege.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se “Edi Rama u përpoq të na ndryshojnë emër dhe flamur, ja ku jemi sot me emrin dhe flamurin e lirisë së shqiptarëve’. ‘Çdo premtim që kam bërë këtu dhe do bëj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 përqind’.

Ai theksoi se ndër vendimet më të para do vendoset minimumi jetik 200 euro.

Kjo do të thotë, vijoi Berisha, që 57 përqind e pensionistëve, të cilët marrin jo pension të plotë, do marrin 200 euro.

“Kjo do të thotë se çdo pensionist shqiptar me pension të plotë 170 euro e poshtë, do marrë 200 euro, çdo shqiptar pa pension do marrë 200 euro, çdo i papunë do marrë 200 euro, çdo shqiptar me ndihmë ekonomike do marrë 200 euro”, u shpreh Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në takimin me anëtarët dhe simpatizantët demokratë në Elbasan tha se, “asnjë qindarkë nuk do paguhet në asnjë rrugë apo tunel të Shqipërisë”.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se “energjia, jo nuk do paguani kurrë siç keni paguar. Do ta paguani më lirë se në vitin 2013. 300 kilovatët e parë do i paguani 70 lekë. Bizneset 60 lekë kilovatin. Rrogëlartit do i paguajnë. Nuk jam kundër rrogave të larta, por disproporcioni i krijuar me rrogat është çnjerëzor”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›