E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Facebook: Rama vuan kompleksin e inferioritetit, e konsideron veten kurban të Bashës!

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Partiseë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim të publikuar në profilin e tij, Berisha është shprehur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, njeriut që e mundi Ramën në Maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën.

Berisha thekson se Edi Rama, që nga Maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës.

Ja se çfarë shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD, njeriut që e mundi Ramën në Maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga Maji i vitit 2011 vuan kompleksin e inferioritetit dhe e konsideron veten “kurban” të Bashës! sb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›