Tiranë, dhunon ish-gruan në Gjykatë, shkak kujdestaria e fëmijës
Rikthet dhuna ndaj grave në ambjentet e gjykatës së Tiranës. Burri ka rrahur gruan duke e qëlluar me shpulla në sy të gjykatësit, pasi ai kishte vendosur për ti kaluar kujdestarinë e fëmijës gruas.
Mësohet se çifti Sefa kishte përfunduar procedurat e divorcit dhe humbja e kujdestarisë së fëmijës ka bërë që Genci Sefa të ushtrojë dhunë mbi ish-gruan e tij Adelajda Sefa.
Ndërsa nga burime policore mësohet se autori ka mundur të largohet nga gjykata,ndërsa nga policia e Tiranës ai është shpallur në kërkim.
Kjo nuk është hera e parë që gjykata e Tiranës kthehet në arenë dhunë, pasi herë pas here sidomos çështjet për zgjidhje martese apo çështjet që lindin si pasojë e divorcit kthehen gjithmonë në pikënisje për dhunë midis çifteve të ndarë.