E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Facebook:Uragani i fitores sot drejt Durrësit

Partia Demokratike prezanton sot në Durrës kandidatët për deputet në këtë qark.

Njoftimi është bërë nga kreu i PD-së Sali Berisha në rrjetin social Facebook ndërsa i ka cilësuar kandidatët e Durrësit si uragan të fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.

Të dashur miq, sot uragani i fitores sonë në ora 19:30 feston në Durrës. Qytetarë dhe qytetare të Durrësit, ju ftoj të gjitheve të festojmë sëbashku! Përpara drejt Durrësit, drejt Fitores! shkruan Berisha.

Ndërkohë ditën e djeshme Partia Demokratike hapi zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit. Në një organizim festiv në sheshin Nënë Tereza, PD-ja prezantoi edhe kandidatët për deputet për qarkun e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›