E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaupllari për provimin e farmacistëve: Rritje të pikëve për të kaluar

Urdhëri i Farmacistit kërkon rritje të pikëve për kalimin e provimit të shtetit. Sipas kreut të Urdhërit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari kalueshmëria në provimin e shtetit të këtij viti për farmacistët e rinj ka qenë 47.8% dhe kjo e ndikuar më së shumti prej universiteteve private.

Pikërisht për këtë Jaupllari u shpreh se duhet që të ngrihen barriera që në momentin e kualifikimit të studentëve.

Jaupllari gjithashtu bëri thirrje që të mos jepen kaq shumë kuota për studentë pasi tregu ynë ka një mbingopje me farmacistë dhe për këtë duhet të merren masa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›