E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Itali: Ndërtojeni centralin atomik në ShqipëriNga TemaKryeministri Sali Berisha ka deklaruar në Itali se është gati që të mirëpresë ndërtimin e një centrali atomik nga Italia në vendin tonë. “Ambicia kryesore e vendit tim është të kthehemi

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha në Itali: Ndërtojeni centralin atomik në ShqipëriNga TemaKryeministri Sali Berisha ka deklaruar në Itali se është gati që të mirëpresë ndërtimin e një centrali atomik nga Italia në vendin tonë. “Ambicia kryesore e vendit tim është të kthehemi në një superfuqi energjetike rajonale, që do të thotë se ne jemi të vendosur që në vitet e ardhshme të vëmë në përdorim të gjitha burimet që do të shndërrojnë Shqipërinë në një eksportues të madh të energjisë. Ky është vizioni i qeverisë sime dhe sipërmarrjet italiane do të jenë të mirëpritura të kontribuojnë në këtë vision,” tha kryeministri shqiptar gjatë një konference për shtyp me Ministrin e Ekonomisë Claudio Scajola. Ky i fundit ka deklaruar se Italia është e interesuar në projekte të tilla.
“Italia përfshihet në projektet nukleare, sepse beson në to. Dhe ashtu siç po orientohen vendet në të gjithë botën, ajo beson se energjia e pastër për të mbrojtur ambientin dhe energjia me kosto të qëndrueshme në Evropën qendrore do të thotë rikthim në energji nukleare për prodhimin e energjisë elektrike për përdorim civil. Po ndodh në të gjitha vendet. Janë aktualisht 60 projekte në botë në rrugë për të marrë autorizimin. Italia është i vetmi vend i G8 - ës që nuk prodhon energji elektrike nga burimet nukleare. Kemi ndërmend ta prodhojmë vet atë duke rikuperuar traditën tonë teknologjike dhe industriale në bashkëpunim me Francën, SHBA-në dhe Rusinë,” tha Scajola.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›