E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha në Kavajë: Sakrifica sublime e të riut Josif Budo u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qytetin e Kavajës.

Gjatë fjalës së tij, në përurimin e shtatores së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Berisha, u shpreh se gjaku dhe sakrifica e Josifit u kthyen në dritë dhe frymëzim për të gjithë shqiptarët.

“Josif Budo është heroi i parë i demokracisë. Ai nuk ra vetëm për Kavajën, por për të gjithë Shqipërinë. Sakrifica e tij ishte sublime, e pavdekshme. Kavaja, qyteti i burrave dhe grave të pamposhtura, qëndroi përballë diktaturës me dinjitet dhe guxim,”- tha Berisha, ndërsa theksoi se rënia e Budos nuk ndaloi dot valën e lirisë që nisi në Kavajë dhe u përhap në gjithë vendin.

Duke u kthyer në kohë, Beriasha theksoi se sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos “janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar”.

“Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg. Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990. Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë.

Ai u ndal te largimi i shqiptarëve jashtë vendity teksa tha se “kombi është i rrëzuar përdhe”.

“45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria. Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë. Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi. Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›