E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Rezoluta e PE, realiste.” Vangjel Dule: Kishte kritika për zgjedhjet dhe respektimin e pakicave

Aleati i Partisë Demokratike, Vangjel Dule, vlerësoi në optikën e një opozitari rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke kritikuar pabarazinë që sipas tij u shfaq në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kur mungon në një proces barazia, a mund të jetë produkti i këtij procesi i barabartë dhe i pranuar? A mund të jetë legjitim në fund të fundit? Janë pyetje të cilat nuk janë retorikë. Si mund të ishin të pranueshme zgjedhjet e 11 majit në kushtet e një pabarazie të konstatuar nga të gjithë aktorët dhe faktorët vendas dhe të huaj,” u shpreh z. Dule.

Kryetari i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e konsideroi realist vlerësimin e Parlamentit Europian, duke kritikuar jo vetëm qeverinë Rama, por edhe mënyrën sesi funksionojnë të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›