E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Krujë: Rama bllokoi statusin, mashtron edhe për taksat

Nga Kruja e Skëndërbeut, Kryeministri Berisha ka denoncuar qëndrimin antieuropian të rivalit të tij politik Edi Rama. Ndërsa prezantoi kandidatët e tij për deputetë për këtë rreth, Berisha i ka ripërsëritur Kryesocialistit pyetjen e lançuar sot në Parlament për qyetarët e Fierit, ndërsa ofertën e tij për taksat e etiketoi si padije të thellë.

Alternativa tjetër është akuza politike, mashtrime dhe trillime. Zoti Edi Rama me një akt më të papërgjegjshmin bllokoi statusin e vendit kandidat, a mundet një shqiptar tu bënte shqiptarëve këtë që u bëri Edi Rama 236 ditë. Ti shtrojmë pyetjen të nderuar socialistë të Krujës dhe gjithë Shqipërisë, cfarë ndodhi që i votove sot pas 236 ditësh? A nuk the se po i bllokoje për Fierin, çfarë do tu thuash qytetarëve të Fierit që spekulove me emrin e tyre për interesa personale? Alternativa tjetër është padije e thellë, del dhe thotë 95% e shqiptarëve pa taksa. Mund të imagjinoni ju një komb të lirë që mund të jetojë në kurriz të një 5% të qytetarëve të saj. Shoku beson se mund të mashtrojë qytetarët me moton çfarë më duhet mua se çfarë them unë, rritësi më i rrezikshëm i taksave mashtron se do ti heqë ato deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›