E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita tërhiqet nga KQZ, Meta: Të zbatohet kodi. Humbësi të njohë rezultatin

Opozita e bashkuar tërhiqet nga revanshi për të legjitimuar institucionin kryesor të administrimit të zgjedhjeve. Legjitim apo jo, duket se tashmë pas një tërheqje edhe të ndërkombëtarëve nga njëra anë dhe mosgjetja e një të mesme të artë mes dy forcave politike kryesore në vend, KQZ do të funksionojë deri në fund me 4 anëtarë. Ilir Meta, kryetar i LSI, në një dalje për mediat theksoi se me rëndësi është të zbatohet kodi si dhe të pranohet rezultati i zgjedhjeve nga pala humbëse.

Mendoj se është me rëndësi të respektohet kodi, të evitohet gjuha e denigrimit mes aktorëve politikë, të jemi në një standard më të lartë komunikimi. Janë të gjitha mundësitë që zgjedhjet të arrijnë standardet më të mira pavarësisht çështjes së KQZ. Të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, të respektojmë vullnetin e sovranit deklaroi Meta.

vijon……..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›