E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Laprakë: Shqipërinë se bëri grushti stalinist, por dy gishtat e shqiptarëve

Njësia 11 ka qenë stacioni i fundit i aktiviteteve intensive elektorale të Partisë Demokrative nën kryesimin e liderit demokrat Berisha. Marrë shkas nga mozaiku i përbërjes së këtij komuniteti, Kryeministri Berisha ka risjellë edhe njëherë në vëmendje kompleksin që sipas tij ka kundërshtari i tij politik me origjinën e qytetarëve. Duke nënvizuar se shqiptarët janë një nga veriu në jug dhe lindja në perëndim, Berisha akuzoi Ramën se për 11 vite në krye të Bashkisë së Tiranës e la në harresë këtë zonë dhe banorët e saj.

Do bëjmë gjithcka për të ndërtuar Tiranën e ëndrrave tuaja. Ju erdhët kutu nga të katër anët e Shqipërisë për të bërë të vërtetë ëndrrën tuaj. Zoti Rama jam sot këtu para qytetarëve të të them vetëm dy fjalë. Shpesh ti je i kompleksuar me origjinën e qyetarëve, je i gabuar, në jug dhe veri, lindje dhe perëndim, qytetarët kërkojnë vetëm një gjë nga politikanët, ndershmëri dhe trajtim të barabartë. Pyete veten cfarë bërë 11 vjet për këta qytetarë? Është ky kompleks , i fajit, braktisjes për 11 vjet të tyre që nuk të lëshon. Për ta, Shqipëria është në cdo pëllëmbë të vendit tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›