E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta për banderolat e flamujt, partitë zaptojnë edhe rrugët nacionale

Zaptimi i njësive vendore me simbolet e partive në këtë fushatë zgjedhore duket se nuk ka mjaftuar. Tashmë perballja për vendosja e flamujve dhe banderolave partiake është zhvendosur edhe në rrugët nacionale, ku rasti i fundit ka ndodhur pranë komunës Berzhitë përgjatë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan.

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste shprehet se ata po pengohen nga militantë të Partisë Demokratike për të vendosur edhe ata simbolet e tyre partiake.
Ndërsa nga krahu tjetër anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike pretendojnë që simbolet e partive të tjera mund të vendosen në hapësira të tjera të lira, por jo aty ku janë flamujt e Partisë Demokratike.

Ndërsa kodi zgjedhor Neni 79 pika 3 për materialet propagandistike parashikon se “Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë së qeverisjes vendore. Në këtë rast bëhet fjalë për një rrugë nacionale dhe se kush e ka të drejtën për të hequr këto simbole kodi zgjedhor nuk e parashikon, duke lejuar kështu një pushtim të një lloji të ri, atë të simboleve partiake, që ka përfshirë vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›