E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Librazhd Vijim i investimeve

Librazhdi ka qenë stacioni i radhës elektoral i kryeministrit Sali Berisha, i cili ka prezantuar në këtë rreth kandidatët për deputetë, duke dhënë garancinë e tij se ata do të jenë zëri i qytetarëve.

“Kandidatët tanë do të jenë deputetët e interesave tuaja, problemeve tuaja, projekteve tuaja dhe halleve të secilit prej jush. Ne vijmë në Librazhd për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit të qytetit”, ka deklaruar Berisha. Kreu i qeverisë ka renditur një sërë investimesh e zhvillimesh që sipas tij ka përjetuar Librazhdi, e që do të vazhdojnë në mandatin e tretë. “Gjatë këtyre viteve ju jeni dëshmitarë se ne kemi investuar shumë Zgjedhjet 201324 maj, fushata hyn në legalitetPeza: Zhvillim për fshatinMeta: Kryeministrin e cakton Kushtetuta këtu. Ne kemi ndërtuar dhjetëra shkolla e qendra shëndetësore, ndërkohë që numri i bizneseve në Librazhd është dyfishuar në 1400”, ka thënë Berisha. Ai ka premtuar se në katër vitet e ardhshme investimet do të shtohen, duke e vënë theksin tek shtrimi i rrugëve deri në fshatrat e rrethit. “Ne jemi të vendosur të ndërtojmë në katër vitet që vijnë çdo kilometër rrugë në çdo fshat të këtij rrethi. Ne do ndërtojmë këtu infrastrukturën më moderne si ato të qyteteve tona. Do vazhdojmë ndërtimin e shkollave, ujësjellësave e kanalizimeve. Shkolla, rruga dhe energjia elektrike janë kushtet themelore për zhvillim”, ka premtuar Berisha. Ai ka vlerësuar më tej se, Librazhdi ka gjithashtu kushtet për t’u shndërruar në një nga zonat më të rëndësishme të drunjve, arrave dhe pemëve të tjera frutore. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›