E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane perplasje ne njesine nr 2

Një kontroll i një grupi auditi të Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë është bërë shkak për një konflikt disaorësh.

Punonjësit e kësaj njësie nuk lejuan që të kryhej ky auditim me pretendimin se nuk ishte njoftuar më parë dhe se grupi i auditimit prej pesë personash po ushtronte presion mbi punonjësit e gjendjes civile. Ndërkohë që auditi i Ministrisë së Brendshme pretendonte se punonjësit e zyrës së Gjendjes Civile numër dy kishin spostuar emra nga njësitë e tjera bashkiake. Njësia bashkiake numër dy pretendonte se nuk ishte sjellë një program punë dhe se kontrolli kryhej në mungesë të titullarit. Edmond Gjoleka, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, tha se janë gjetur 51 emra që i janë marrë njësive të tjera bashkiake me anë të proçedurave elektronike në mënyrë joligjore. Ai shtoi se do të kërkohet proçedimi i punonjësve të zyrës së Gjendjes Civile. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›