Berisha në Mynih: Shqipëria s'mund të klonohet në 5 kombe
MYNIH- Albanofobia dhe përpjekjet që kombi shqiptar të klonohet në pesë kombe janë një kërcënin serioz për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanin. Kështu deklaroi kryemistri Sali Berisha, gjatë fjalës tij, në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
Berisha u shpreh se kombi shqiptar është i vetmi në botë që kufizohet me tokë shqiptare dhe se duhet të marrin fund përpjekjet për të krijuar pesë kombe shqiptare në rajonin e Ballkanit pasi një gjë e tillë nuk do të lejohet kurre nga shqiptarët, të cilet prej një shekulli jetojnë të ndarë.
Sipas Berishës duhet të implemetohen dhe respektohen marrëveshjet dypalëshe mes vëndeve të rajonit ,të cilat ndonëse janë kryesisht të imponuara, janë shumë të rëndësishme dhe përcaktuese, ndërsa shtoi se ekziston mundësia që ato të harrohen.
Ndër të tjera Berisha pohoi se persektiva jonë e përbashkët europiane do të mund të sigurojë një zgjidhje sa i përket stabilitetit në rajon, pasi atëhere kufijtë do të jenë më pak të rëndësishëm.
BERISHA TAKON JAHJAGEN
Gjatë qëndrimit në Mynih ,kryemistri i vëndit Sali Berisha u takua dhe delegacionin e republikës Kosovës pjesëmarrës në konference që kryesohej nga presidentja Ahtifete Jahajaga. Kryemistri Berisha dhe presidentja Jahajaga vlerësuan faktin se Republika e Kosovës është shëndërruar tashmë në një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit, ndërsa shprehen keqardhjen për fenomenenin e Albanofobisë. Sipas dy drejtuesve të lartë shteterorë kjo dukuri është tërësisht e pabazuar dhe e mbështetur në mentalitetete të tejkaluara që nuk i shërbejnë konsolidimit të paqes dhë bashkëpunimit në rajon, por edhe projekteve madhorë që lidhen me integrimin europian.
(sg/shqiptarja.com)