Meta Te shmanget politika konfliktuale te ecim drejt integrimit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar nga Fieri se ka ardhur koha për të ecur më shpejt drejt procesit të integrimit evropian. Meta vuri në dukje se duhet shmangur politika konfliktuale, e cila sipas Metës në këto dy- tre vitet e fundit bëri që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat duke bërë që të humben edhe shumë projekte të BE-së në drejtim të Shqipërisë.
“Ne jemi një forcë e re politike, por jo vetëm kaq, por edhe populli ynë është një nga popujt më të ri në Europë. Ndaj është normale që duam të ecim më shpejt. Nuk duam të mbetemi në vend, sikurse ka ndodhur në këto muajt e fundit dhe në këto dy-tre vitet e fundit për shkak të një politike jo konstruktive marrja e statusit të vendit kandidat që do të thotë që janë bllokuar projekte të rëndësishme për Shqipërinë dhe për Fierin të cilat do të ndihmonin ekonominë e çdo familjeje fierake dhe shqiptare. Por, edhe do të hapnin vende të reja pune”, tha Meta.
Në këtë drejtim, duke iu referuar vizitës që do të realizojë ditën e hënë Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, kreu i LSI-së ftoi të gjithë forcat politike që të respektojnë aspiratën e qytetarëve shqiptarë përtej bindjeve të tyre politike në mënyrë që Shqipëria të përftojë statusin e vendit kandidat. Për këtë arsye, sipas Metës i duhet thënë jo politikës konfliktuale dhe duhet që të gjitha energjitë të përqendrohen në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Le ti themi jo politikës konfliktuale, le ti themi jo sherreve të së kaluarës, le ti themi jo betejës së monumenteve, le të kujdesemi për të rinjtë, le të kujdesemi më shumë për të moshuarit, të përqendrohemi tek zhvillimi i ekonomisë, tek hapja e vendeve të reja të punës, të ndërmarrim nisma të cilat krijojnë mundësinë që çdo qytetar i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë të ecë më shpejt në rrugën e begatisë, në rrugën e nderimit të një të ardhmeje të sigurt në Shqipëri”- vijoi Meta.