Berisha ne Permet PS rrenimi i fshatit

Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha, theksoi nga Përmeti se vota për Partinë Demokratike është e vetmja që do të sigurojë përparimin e vendit.
Duke përsëritur sukseset e qeverisë së tij në infrastrukturë, ndërtimin e shkollave apo anëtarësimin në NATO, Berisha vendosi theksin tek bujqësia, duke thënë se “heqja e taksave që synon të realizojë Partia Socialiste do të ishte shkatërrimtare për fshatin”. Sipas Berishës, “sistemi aktual i tatimeve është në gjendje që të mbrojë fermerin shqiptar dhe produktin e tij, ndërsa heqja e taksave nga Rama, do të bëjë që fermeri ynë të konkurrohet nga fermerët rusë, argjentinas e të Zgjedhjet 2013Topi: FRD, plan për biznesinKorçë, dhunohen zyrat e LSI-së Topi: Do rikthejmë vlerat e humbura gjithë të tjerët, e kjo do ta rrënonte fshatin”, Në fjalën e tij, Berisha premtoi gjithashtu rritje pagash, përmirësim të mëtejshëm të infrastrukturës, fitimin e statusit të vendit kandidat, ndërtimin e shkollave dhe spitaleve të rinj, si dhe më shumë punësim për Përmetin. Duke krahasuar situatën me vitin 2005, kryeministri theksoi se qyteti ka pësuar një ndryshim të madh, nga koha kur “qeveritë socialiste nuk investuan asgjë në të”, ndërsa duke u frymëzuar nga “Rilindasit Frashëri”, Berisha ironizoi: “Janë ata rilindasit e vërtetë, e jo Tom Doshët, Koço Kokëdhimat apo vetë Edi Ramat e Partisë Socialiste”. / Top Channel