E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Vlore Malaj vote e shperdoruar

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një vizitë nga Llakatundi i Vlorës, i kërkoi vlonjatëve që të mos votojnë kandidatin e pavarur, Arben Malaj, duke theksuar se vota e vetme që duhet t’i japin të majtës është ajo me numrin 29, për PS.

”Vlonjatëve i them që Malajn mbajeni mik, hapini dyert e shtëpisë dhe dëgjojeni, por vota e vetme që ndryshon Vlorën e Shqipërinë është ajo për Partinë Socialiste”, deklaroi Rama. ”Kjo nuk është një çështje miqësie, është një investim për të ardhmen. Është një investim për një jetë më të mirë, për punësim, investim, për rrugën, ujin, vaditjen, naftën më të lirë që nuk i keni”, theksoi Rama. Ndër premtimet kryesore që Rama realizoi në Vlonjatëve i them që Malajn mbajeni mik, hapini dyert e shtëpisë dhe dëgjojeni, por vota e vetme që ndryshon Vlorën e Shqipërinë është ajo për Partinë Socialiste

Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Llakatund, ishte ai i zgjidhjes së problemit të pronave, ndërsa shpalosi një strategji për të shfrytëzuar potencialin e detit. “Sot për sot, deti shfrytëzohet vetëm për të vendosur rekordet e notit të kryeministrit, në një sport që vetëm ai e luan, atë të qëndrimit sa më gjatë në ujë”, ironizoi kryesocialisti. Duke detajuar programin e “Rilindjes”, Rama premtoi shitjen e naftës 35% më lirë për fermerët, heqjen e TVSH-së për makineritë bujqësore dhe nxitjen e punësimit, nëpërmjet politikave që do të ndërmarrë “një shtet në krah dhe jo mbi kokën e shtetasve të tij” dhe reformës së “punësimit si asistencë sociale”. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Topi: FRD, plan për biznesin
Berisha në Përmet: PS, rrënimi i fshatit
Korçë, dhunohen zyrat e LSI-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›