E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Petrelë, komuna pikë e rëndësishme turistike

Kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në fshatin e Petrelës, për një takim me mbështetësit e tij. Ai e ka cilësuar Petrelën si një pikë të rëndësishme turistike, dhe se perspektiva e saj do mbetet sërish turizmi.

Berisha ka premtuar se do të bëjë cdo investim të nevojshëm për të ruaJtur dhe zhvilluar më tej turizmin në Petrelë.

Fushata e qeverisë ka deklaruar Berisha, është vetëm për interes të qytetarit, pasi të parët jeni ju, shtoi kryeministri.

Për berishën, opozita nuk ka alternativë zgjidhjeje, dhe se e vetmja alternativë e tyre është “Fajin e ka Saliu”. Por, faji i tij ,sipas Berishës do të kthehet vetëm në investime për banorët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›