E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrihet marrëveshja parazgjedhore

Arrihet marrëveshja parazgjedhore mes partive politike. Kryeministri i vendit dhe kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, kanë vendosur t`i japin fund krizës politike.
 

Ata janë takuar në sallën e konferencave në Pallatin e Kongreseve dhe publikisht, vendosën të firmosin marrëveshjen.
Ata janë shprehur në union se këtë radhë e kishin konsideruar nënshkrimin e një marrëveshjeje të shumëdëshiruar, duke u nisur dhe nga vendimi që të mos presin më që ndërkombëtarët të negociojnë pafundësisht për ne shqiptarët.
 

Një pikë e marrëveshjes është ajo e reformës politike dhe ligjore. Berisha dhe Rama u angazhuan që menjëherë në Parlament të nisë shqyrtimin dhe votimi i ligjeve dhe paketave ligjore të bllokuara prej vitesh dhe që janë bërë gangrenë serioze në kuadrin e përpjekjeve për integrim.
 

Marrëveshja ka si pikë të saj edhe atë të ndarjes së pushteteve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›