Berisha ne Pogradec: Rama do ketë fatin e Ramizit
POGRADEC- Kryeministri Sali Berisha ishte dje në Pogradec për të prezantuar kandidatin e koalicionit qeveritar, përfaqësuesin e LSI-së, Luan Topçiu. Duke vijuar sulmet e tij ndaj lideri të opozitës Edi Rama, Kryeministri Berisha deklaroi se ai ngjan me Ramiz Alinë, kur kundërshtonte 20 vjet më parë sistemin demokratik.
“21 vjet më parë, unë, ish mjeku që kaloja çdo verë pushimet në këtë qytet, takova në një takim me intelektualë Presidentin e asaj kohe dhe i thash se duhet të hiqte nga Kushtetuta atë nen që i jepte Partisë së Punës rolin hegjemon dhe se partia duhet të kishte atë rol që meriton me vota. Ai mu kthye dhe tha: kurrën e kurrës! Unë iu përgjigja: never say never! (Kurrë mos thuaj kurrë). Kur dje pash në televizor se si shoku Edi Rama kishte nxjerr një spot ku thoshte “kurrë më”. Dua t’i them shokut Rama: Kujdes nga ‘kurrë më’ se fatin e Ramizit do të pësosh, pension të parakohshëm dhe shumë shpejt”, - tha Berisha.
Ai premtoi gjithashtu se nuk do te lejohet betonizimi i qytetit të Pogradecit.
(s.g/BalkanWeb)