E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Lushnje: Me 8 maj të clirohemi nga diktatura

TIRANE- Lideri i Opozitës Edi Rama prezantoi dje në Lushnje kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” zotin Fatos Tusha.

Në fjalën e tij kreu i PS.së ftoi banorët të votojnë kandidatin e opozitës për kryetar bashkie si “e vetmja rrugë për Lushnjën, si alternativa ndaj politikës së vjetër të dasive dhe fjalëve, dhe pushtetit që flet për të tjetër dhe mendon vetëm për vete” – nënvizoi Rama.

Ai shtoi se shqiptarët nuk duhet të harrojmë premtimin e pambajtur të qeverisë Berisha sikurse e korrupsionit. Rama ka deklaruar se do të jetë vota popullore, qe do ti thotë Saliut, kurrë më.

“Është koha për tja vënë të gjithë bashkë shpatullat Shqipërisë. Për ti dhënë cdo qyteti e fshati, cdo bashkie e komune, mundësinë të clirohet nga diktatura e kusarisë, nga diktatura e valinjve të shumëfishuar në forma e në emra të ndryshëm.”

Fatos Tusha konkuron përballë kandidatit të koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Albert Sanxhaku.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama ne Lushnje: Me 8 maj të clirohemi nga diktatura

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›