Berisha ne Postribe Ne morem vizat

I pari ishte se heqja e vizave ishte e merituar per shkak te reformave te kryera nga qeveria e cila sipas kryeministrit Berisha u ka provuar shqiptareve se alternativa e saj e vetme mbetet arritja e standarteve europiane.
Sot ne jemi se bashku ne nje perpjekje te madhe te ndershme serioze per ta ndryshuar cdo dite Postriben Shkodren dhe Shqiperine. Ne ne keto perpjekje kemi shenuar dhe arritje te medha historike kemi arritur te anetaresohemi ne NATO po arrijme te heqim vizat kemi arritur te dyfishojme pensionet rrogat pra ne mundin tone te madh dhe sakrificen tone ndertohen miresite ndertohet e ardhmja jone deklaroi kryeministri Berisha.
Mesazhi tjeter i zotit Berisha nga Postriba ishte se opozita del para shqiptareve duke mohuar gjithcka eshte arritur pa patur nje alternative per progresin e vendit.
Ju keni kaq kohe qe i degjoni ata. Ju bej thirrje ne ndergjegjen tuaj beni nje pyetje cfare ofroni ju zoterinj per ne Mire kjo qeveri paska te meta por ju cfare u ofroni qytetareve shqiptare Kutite kutite dhe vetem kutite vijoi me tej Berisha.
Ashtu si ne Shkoder edhe ne Postribe kur kane mbetur edhe pak ore nga vendimi perfundimtar per heqjen e vizave kryeministri Berisha e identifikoi Partine Socialiste si nje force politike qe eshte perpjekur te pengoje levizjen e lire te shqiptareve.
A jeni ju deshmitare te qendrimeve te tyre te egra kunder leternjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike A mund te fitonim ne te drejten e levizjes pa pasaporta biometrike dhe te leternjoftimeve elektronike A jeni deshmitare se keta zoterinj filluan greven e urise pikerisht muajin qe do te merrej vendimi me i rendesishem per ju per levizjen e lire Pra keto jane arsyetimet qe duhet te beje cdo qytetar ne menyre qe secili ti jape ate qe meriton shtoi kryeministri.