Architecture Studio Piramida duhet ruajtur

Autorja e planit Roueiumlda Ayache ne nje interviste telefonike per Top Channel nga Parisi theksoi se ky vendim eshte nje goditje e forte qe i jepet historise se qytetit nje histori qe sipas saj eshte marre parasysh ne hartimin e planit rregullues dhe qe kerkohej me ngulm edhe nga vete qytetaret e Tiranes.
Kur filluam te studionim master planin e qytetit ne deshem me pare te mesonim se cfare mendonte populli mbi te gjitha keto monumente te Tiranes te lena nga periudha e shkuar. Ne dolem ne perfundimin se ka nje lidhje me to jo sepse keto monumente perfaqesojne regjimin e shkuar por sepse jane te lidhura me memorien e qytetit. Ne kete menyre ne konsideruam se keto monumente mund te kishin nje jete te re qe mund te transformoheshin te pershtateshin duke marre sinjifikime te reja dhe qe vendimi per ti prishur nuk mund te diktohej nga dizajni por nga sentimenti popullor ne raport me keto monumente pra nese populli deshiron qe ato te ruhen ato duhet te ruhen duke i gjetur nje vend te ri ne Tiranen e sotme tha Roueiumlda Ayache.
Pjese e Architecture Studio qe ne vitin 2001 zonja Ayache tregon se gjate hartimit te planit jane marre parasysh edhe eksperienca nga kryeqytete te tjera sic eshte ne rastin konkret Parisi symbol sipas saj i nderthurjes mes modernes dhe historise.
Per me teper ne pame ne nje qytet si Parisi monumentet qe i perkisnin regjimit te vjeter si pershembull Luvri qe ishte simboli i monarkise te gjitha gjeten nje vend ne Francen republikane te pas revolucionit. Ne nuk pendohemi qe keto monumente mbeten si memorie te qytetit si memorie te ndryshimit. Ja pra c na shtyu qe te mos kerkonim prishjen e ketyre monumenteve duke e lene jeten e tyre ne doren e popullit shqiptae deklaron Roueiumlda Ayache.
Sipas saj modernizimi i nje qyteti nuk do te thote te shkaterrosh gjithcka perkundrazi duhet gjetur nje vije e perbashket mes koheve te ndryshme. Kjo eshte menyra mbi te cilen eshte mbeshtetur ndertimi i te gjithe qyteteve apo kryeqyteteve qe kane nje histori pas supeve e mire apo e keqe qofte.
Shikoni keto monumente jane pjese e identitetit te qytetit regjimi me pare prishi gjithcka qe ekzistonte nga e shkuara dhe ne mendojme qe berja serish e asaj qe beri regjimi i shkuar nuk eshte simboli me i mire i modernizimit dhe evoluimit. Duhet ditur se bota kontemporane eshte te pronesosh te shkuaren memorien dhe ta shnderrosh me shume sesa te thuash do filloj nga zero pa ruajtur asnje memorie. Jam e sigurte se piramida mund te gjeje nje simbolike te re dhe te ruaje idene e historise dhe metamorfozes se historise tha me tej zonja Ayache.
Architecture Studio qe prej themelimit te saj me 1973 ne Paris eshte bazuar ne projektet qe perfshijne nje filozofi kolektive per nje arkitekture kolektive.
Nder projektet e kesaj firme jane Ndertesa e Parlamentit Europian ne Strasburg Instituti Arab ne Paris Shtepia e Arteve te Bukura dhe Letrave ne Athine Salla e Ekspozitave ne Paris nje hotel ne Torino Itali Kulla e Zyrave ne Zuo Ying Kine masterplani i Qendres Tregetare ne Shangai Kine Bulevardi ne Makkal Arabi Saudite masterplani i Fshatit Olimpik Athine 2004 Greqi masterplani i provinces se Milanos Itali nje projekt masterplani ne Casa Blanca Marok Pallati e Drejtesise ne Gaza dhe Ramallah Palestine si dhe shume projekte te tjera.
Veprimtaria e Architecture Studio po rritet gjithnje e me shume ne Europe Kine dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe perbehet nga qindra arkitekte dhe inxhiniere urbaniste me kombesi te ndryshme.