E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në SHBA: “Liria funksionon”, besoj në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ “Liria funksionon”, slogani që shoqëron liderin demokrat, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, rikthen në vëmendje një prej mesazheve më të njohura të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe fjalimit në sheshin “Skënderbej”.

I pyetur nëse “liria funksionon” edhe në rastin e tij, Berisha u përgjigj:

“Besoj se në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale”, tha ai.

Përmes këtij slogani, kryetari i PD, Sali Berisha i referohet një prej momenteve simbolike të historisë së pluralizmit shqiptar, duke e vendosur sërish lirinë dhe demokracinë në qendër të mesazhit të tij politik.

Përgjigjja e tij vjen në kuadër të vizitës në SHBA, ku “Freedom Works” është kthyer në një nga frazat identifikuese të mesazhit që ai përcjell gjatë qëndrimit atje.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›