E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me shqiptarët e Amerikës, në Neë Jersey, ku foli për betejën e tij politike dhe për rikthimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas katër vitesh.

Në fjalën e tij para shqiptarëve të Amerikës, Berisha e cilësoi ditën e sotme si “jo të zakonshme”, duke u ndalur te periudha e vështirë politike që, sipas tij, ka kaluar dhe te mbështetja që ka marrë nga shqiptarët.

“Ne jemi shqiptarë”, u shpreh Berisha, duke e lidhur këtë me qëndresën për dinjitetin, familjen, kombin dhe lirinë.

Berisha kujtoi se katër vite më parë iu mohua hyrja në SHBA, duke pretenduar se vendimi ishte pjesë e një “agjende antiliri dhe antikomb”. Ai tha se, pavarësisht vështirësive, vendosi të vijonte betejën e tij politike.

“Kjo ditë shënon pra një nga ato raste, forcë e të keqes që të gjithë e njohim në një agresion të padrejtë ndaj dinjitetit tim, më mohoi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 vite më parë. Në një kohë kur unë isha, 8 vite pa asnjë pushtet, thuajse i tërhequr plotësisht nga jeta politike. Por, me fuqinë që na karakterizon ne si shqiptarë, me besimin e palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh, vend i të lirëve, shtëpi e guximtarëve”, tha ai.

Duke iu referuar zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së në nëntor 2024, Berisha tha se, sipas tij, “bota e lirë filloi të ringrihej” dhe se efektet e kësaj situate politike mbërritën edhe në Shqipëri.

“Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë, dhe efektet erdhën deri në Shqipëri. Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë.  Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë prapa hekurave, ndërsa unë sot po qëndroj me dy këmbë mbi atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, vijoi Berisha.

“Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë prapa hekurave, ndërsa unë sot po qëndroj me dy këmbë mbi atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë”, theksoi ai.

Kreu i PD-së shprehu mirënjohje për shqiptarët në SHBA që, sipas tij, e kanë mbështetur në periudhën e vështirë, si dhe për administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin që i mundësoi rikthimin në SHBA.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›